Hera e parë si trajner për Carlo Ancelottin ishte drejtimi i një ekipi yjor, si Parma, në mes të viteve 1990, para se të merrte përsipër menaxhimin e Juventusit, Milanit, Chelsea, PSG-së, Real Madridit dhe tani Bayern Munich.
Me bavarezët, italiani drejtoi herën e fundit ndeshjen e tij të 1000-të si trajner. Me këtë rast, Ancelotti ka zbuluar formacionin më të mirë të të gjitha skuadrave, që ka drejtuar si trajner, në të gjitha “stacionet” e tij të karrierës.
Portier
Gianluigi Buffon
Ancelotti ka drejtuar sërën e portierëve të tillë si Edwin van der Sar, Dida, Petr Cech, Iker Casillas dhe tani Manuel Neuer. Por, mbi gjithë të tjerët për të qëndron Buffon, të cilin e kishte nr.1 te Parma në vitin 1996. Edhe tani, mbi 20 vite më vonë, ai është ende një nga më të mirë përreth.
Mbrojtës
Lilian Thuram
Ancelotti e kishte në ekip te Parma. Francezi shkëlqeu në fushë, ndërsa Juventusi e ka bërë atë mbrojtësin më të shtrenjtë në botë, në vitin 2001. I vetmi rival i francezit nga ata që ka drejtuar Ancelotti është Cafu, i cili ka luajtur me Milanin.
Fabio Cannavaro
Thiago Silva, Jaap Stam dhe Paolo Montero ishin mbrojtësit e shkëlqyer, të cilët e meritojnë një përmendje. Por, Cannavaro është një “Top i Artë” dhe një prej qendërmbrojtësve më të mirë të brezit të tij.
Alessandro Nesta
Ndërkombëtari italian ishte “kështjella” e Ancelottit te Milani. Nesta u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, kur nënshkroi në vitin 2002. Një lojtar i stilit të lartë dhe i përsosur si Cannavaro. Së bashku, ata fituan Ligën e Kampionëve dy herë.
Paolo Maldini
Thjesht më i madhi mbrojtës i djathtë i të gjitha kohërave. Ka luajtur edhe në role të tjera. Një legjendë e vërtetë e futbollit. Kapiteni i Ancelottit te Milani.
Mesfusha
Clarence Seedorf
Katër herë fituesi i Champions-it me tri klube. Seedorf ishte një superstar dhe periudhën më të mirë të karrierës së tij e kaloi duke punuar me Ancelottin te Milani. Performanca e tij hipnotike ishte kundër Manchester United, në vitin 2007, në gjysmëfinalen e Champions-it.
Andrea Pirlo
Fiton konkurrencën me Xabi Alonso, të cilin Ancelotti e ka pasur lojtar në La Liga dhe tani në Mynih. Pirlo ishte “vula” e hijeshisë nën presion. Magjistari italian i futbollit, që lë në “hije” edhe Manuel Rui Costa, i cili shkëlqeu te Milani i Ancelottit.
Zinedine Zidane
Një lojtar thjesht i mrekullueshëm, i cili fitoi gjithçka kishte për të fituar në lojën e futbollit. Zidane ka punuar nën drejtimin e Carlo Ancelottit te Juventusi. Një përkujtim shkon edhe për Ronaldinho, i cili ishte te Milani për një sezon nën drejtimin e trajnerit italian.
Kaka
Harrojeni “këngën e mjellmës” së tij te Real Madridi. Kaka te Milani, nën drejtimin e Ancelottit, ishte një nga më të mirët përreth. Fituesi i merituar i “Topit të Artë”, viti 2007, dhe ndryshimi e krijuesi i fitores së Ligës së Kampionëve të atij sezoni.
Sulmues
Alessandro Del Piero
Ancelotti e bëri komandant te Juventusi, duke e spostuar emblemën e bardhezinjve larg nga Antonio Conte. Edhe pse koha e tyre së bashku ishte e shënjuar nga lëndimi, Del Piero ende tregoi klasin e tij. Ai fiton konkurrencën me Ronaldon, i cili u bë një gur i gdhendur më vonë, nën drejtimin e Ancelottit te Milani.
Zlatan Ibrahimovic dhe Christian Vieri janë në mesin e sulmuesve të tjerë, që mbesin jashtë këtij formacioni të trajnerit të njohur italian.
Andriy Shevchenko
Është kaq e vështirë për të lënë jashtë Filippo Inzaghin, por ukrainasi ka vendin e tij në këtë 11-she. Në fund të karrierës, Shevchenko te Milani mund të mos ketë qenë më i miri. Por ai ishte i bujshëm me penalltinë e fitores së finales së Champions-it në vitin 2003. Një vit më vonë, ai fitoi” Topin e Artë”.