Me përfundimin e “Big Brother VIP Albania”, finalistët tashmë janë duke bërë daljet e tyre të para televizive teksa rrëfejnë se si e kanë kaluar këtë periudhë intensive.
Një ndër to ka qenë edhe Beniada, e cila ka folur gjatë mbi eksperiencën e saj në format dhe ka treguar detaje lidhur me disa nga temat më të diskutuara brenda shtëpisë.
Beniada Nishani ishte e ftuar në “Ftesë në 5” duke thënë se një prej personave që e ka mbështetur dhe ka komunikuar më shumë jashtë është Big Mama.
E pyetur për marrëdhënien me Monikën, modelja tha se ka shumë vlerësim për të, edhe pse nuk është përshtatur.
“Monika është një super grua, por nuk u përputhëm me karaktere. Nga fundi më ka pëlqyer më shumë se në fillim. Përveç disa banorëve që nuk i kam takuar se nuk kanë qenë, por me të gjithë afërsisht kam folur.”
Ndër të tjera, Beniada shtoi se një nga situatat që e ka prekur më shumë ka qenë konflikti midis Einxhel dhe Donaldit, ku ajo kishte një raport shumë të mirë me secilin prej tyre.
“Gjëja që na ka prekur më shumë ka qenë situata me Einxhelin që të rrija më shumë me të dhe të mbaja qëndrim ndaj Donaldit. Kështu jam edhe jashtë, kur dy shokë zihen. Kam mbështetur shoqen time aty brenda, por po të kthehem brenda, sillem njësoj. Donaldi më ka pëlqyer gjithmonë, është super djalë. Një defekt i tij është se përdor gjithmonë zemrën dhe kur përdor zemrën, mund të lëndohesh.”- u shpreh ajo.
Sa i përket familjes, tha se mendonin se një gjest i saj mund të ndikonte në karrierën e modeles në Itali megjithatë Beniada thotë se ka qenë gjithmonë vetvetja.
“Nuk e prisja shumë, por mami ka qajtur shumë. Mendonte se populli shqiptar më shihte vetëm si vajzë provokuese dhe mund të keqinterpretohej një gjest i imi. Të betohem kam qenë gjithmonë vetvetja, nuk kam thënë asgjë për të ulur dikë, të gjithë budalliqet i bëj gjithmonë”, tha Beniada.