Armaldo Kllogjeri është një nga ish-banorët e këtij “Big Brother VIP” që ka munguar më së shumti në intervista dhe dalje mediatike. Por, është tepër aktiv në mediat sociale që po i shfrytëzon si një urë komunikimi me ndjekësit e tij.
Së fundmi, Maestro u ka dhënë mundësi atyre ta pyesin rreth çështjeve të ndryshme dhe sigurisht pyetjet mbizotëruese kanë qenë mbi formatin.
Ja më interesantet:
-A ke ndryshuar mendim për Luizin?
“Ai thotë në lojë jam për lojë, jashtë jam ndryshe. Kur ta takoj jashtë do ju them.”
-Çfarë mendon për Luizin dhe Kiarën?
“Po ç’të them unë, po i shihni 24 orë, të lumtur duken.”
-E ke inat Luizin pasi të dërgoi në nominim që rezultoi me daljen tënde nga shtëpia?
“Jo, s’e kam inat. Nominimi është pjesë e lojës.”
-Shoqërinë me Oltën do e vazhdoni besoj? Si u ndatë nga darka bashkë?
“Po, patjetër. Kam thënë gjithmonë koha i tregon të gjitha. Kemi kaluar brenda aty në lojë, po kalojmë bukur edhe jashtë. Bashkë me ju që jeni gjëja më e bukur e këtij rrugëtimi.”
-Pse nuk pranove të kthehesh në “Big Brother”?
“Shumë arsye. Familja, projektet, Mendoj se dhashë maksimumin dhe ju më dhatë shumë dashuri kur dola.”
-Kur do nxjerrësh ndonjë këngë të re?
“Shumë shpejt.”