Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi se duke nisur nga mesnata e sotme ndërpriten fluturimet drejt dhe nga Britania e Madhe.
“Në kuadër të masave ekstreme të ndërmarra nga qeveria shqiptare për parandalimin e përhapjes së COVID-19, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se ndalohen të gjitha fluturimet për dhe nga Britania e Madhe”, thuhet në njoftimin e MIE-s.