Duke nisur nga dita e nesërme, Shqipëria do të përfshihet nga moti i ftohtë dhe temperatura nën zero.
Termometri do të shënojë temperatura minus dhe vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Gjithashtu, do të jetë prezente edhe mjegulla e dendur, që do mbizotërojë kryesisht në orët e mëngjesit përgjatë luginave. Përgjatë akseve rrugore në zonat malore në orët e mëngjesit prezencë të akullit në rrugë.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi 1-7m/s, hera-herës në bregdet era fiton shpejtësi deri në 12m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.