Toronto njoftoi sot se sulmuesi Sebastian Giovinco është shitur te skuadra e Al-Hilal, që militon në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite.
“Unë do të doja të falënderoja tifozët dhe shokët e mi për katër vite të veçanta që kam luajtur tek Toronto“, tha Sebastian Giovinco. “Dua gjithashtu të falënderoj klubin që më ka ndihmuar të kaloj në fazën e ardhshme të karrierës sime”.
32-vjeçari ka qenë gjithmonë ndër lojtarët më të paguar në MLS dhe Kanada, fillimisht mbante rekord me pagë 6 milionë dollarë në sezon, ndërsa sezonin e kaluar ishte Bastian Schweisteiger me 100 mijë dollarë më tepër se ai.
Ndërsa nuk janë zbuluar ende shifrat e shitjes dhe paga e tij me skuadrën arabe.
Në katër sezonet me Toronton, Giovinco bëri 142 paraqitje duke shënuar 83 gola e dha 64 asist në të gjitha garat. Ndër të tjera sulmuesi ka fituar edhe një sërë trofesh personal në MLS dhe në Kanada.
Në vitin 2015, sezoni i tij i parë me Toronton, Giovinco fitoi çmimin “Landon Donovan MLS MVP” së bashku me “MLS Golden Boot” dhe “MLS Newcomer of the Year”. Ai u u votua tri herë në formacionin më të mirë të vitit (2015, 2016, 2017), dhe ishte në ndeshjen MLS All-Star katër herë (2015, 2016, 2017, 2018).
Përveç kësaj, Giovinco ishte fituesi i trofeve “George Grove Memorial”, fituesi i “Topit të Artë” i Concacaf Champions League në vitin 2018 dhe ishte pjesë e formacionit më të mirë në Concacaf dhe Concacaf Champions League.
Giovinco largohet si golashënuesi kryesor i Torontos në të gjitha garat me 83 gola dhe një numër rekordesh në klub dhe ligë.