Shtatë nga pretendimet më shpërthyese të princit Harry dhe sulmet më të egra ndaj familjes mbretërore ndodhen në librin ”Spare”, që doli në shitje, sipas thesun.co.uk.
Kujtimet e princit Harry kanë tronditur botën, pas sulmeve të egra ndaj familjes mbretërore.
Po cilat janë këto pretendime shpërthyese?
Përdorimi i drogës nga Harry
Harry rrëfen në mënyrë sensacionale se kishte marrë kokainë disa herë, përfshirë kanabis dhe eksperimente me të ashtuquajturën ”kërpudha magjike”.
”Në shtëpinë e dikujt gjatë një fundjave gjuetie, më ofruan kokainë dhe e kam bërë disa herë të tjera që atëherë. Nuk ishte shumë argëtuese dhe nuk më gëzoi. Por, kjo më bëri të ndihem ndryshe dhe ky ishte qëllimi kryesor. Isha një 17-vjeçar thellësisht i pakënaqur, i gatshëm të provoja pothuajse çdo gjë që do të ndryshonte status quo-në”, shkruan Harry.
Të dashurat më të mëdha në moshë
Harry tregoi se si e humbi virgjërinë ndaj një gruaje më të moshuar nga ai, pas një pijetoreje. Ai e konsideron një “episod të palavdishëm”.
Komentet e tij kanë ndezur imagjinatën e britanikëve për të gjetur emrin e gruas.
Lufta e Meghan dhe Kate
Harry pretendon se Kate dhe Meghan Markle kishin një përplasje të furishme pasi Dukesha e Sussex bëri një koment për hormonet e kunatës së saj. Duka zbuloi se në prag të dasmës mbretërore në 2018, Meghan i tha Princeshës së Uellsit se ajo duhet të ketë “trurin e foshnjës”. Kate kishte sjellë në jetë princin Louis vetëm një muaj më parë.
Gjatë të tre shtatzënive të saj, Kate vuajti nga hiperemesis gravidarum – të përziera dhe të vjella të tepërta të shkaktuara nga një çekuilibër hormonal.
Numri i vrasjeve të Harryt
Harry zbuloi se ai vrau 25 persona gjatë kohës së tij si ushtar në Afganistan. Duka thotë se ai nuk është as krenar dhe as i turpëruar për “marrjen e jetëve njerëzore” pasi ishte thjesht detyra e tij si ushtar.
Karriera ushtarake e Harryt zgjati 10 vjet dhe përfshinte dy dislokime në Afganistan – në 2007 dhe 2008, dhe përsëri në 2012-2013.
Ndërsa punonte si pilot i helikopterit ”Apache” gjatë të dytit, ai fluturoi në gjashtë misione që rezultuan në vdekjen e talebanëve. Ushtarët zakonisht nuk e dinë se sa armiq kanë vrarë, por Harry pretendon se ai pa pamjet e secilës prej vrasjeve të tij kur u kthye në bazë.
”Lufta” me William
Harry pretendon se vëllai i tij “e rrëzoi në dysheme” gjatë një debati për Meghan. Duka thotë se princi i Uellsit e quajti Meghan “të vrazhdë” dhe “të vështirë” gjatë një grindjeje.
Harry pretendon se William “më kapi për jake duke më grisur jelekun dhe më rrëzoi në dysheme”.
Harry pretendon se ai mbeti me një dëmtim të dukshëm në shpinë pas debatit në vitin 2019 në Nottingham Cottage në territorin e Kensington Palace, ku ai jetonte në atë kohë.
Akuzat ndaj Camillas
Harry akuzoi në mënyrë tronditëse Camilla për rrjedhje të historive në shtyp dhe pretendon se ajo filloi një fushatë për t’u martuar me Charles për të marrë kurorën. Në një pjesë shpërthyese të librit, Duka tregon për marrëdhënien e mbretit dhe mbretëreshës dhe se si ai dhe William iu lutën babait të tyre që të mos martohej me të.
Harry thotë se ai dhe Uilliam i premtuan Charlsit se do ta mirëpritnin Camillan.
Harry pretendon se ata e miratuan vajtjen e Camillas, por iu lut Charles të mos martohej për herë të dytë, pas vdekjes së nënës së tyre Diana.
”Charles nuk u përgjigj”, pretendon ai.
Mbretëresha e pyeti Meghanin për presidentin Trump
Harry pretendon se Meghan u pyet nga mbretëresha Elizabeth II për mendimin e saj për Donald Trump herën e parë që dy gratë u takuan.
”Ishte gjithçka shumë e këndshme. Madje gjyshja e pyeti Megun se çfarë mendonte për Donald Trump. Meg mendoi se politika është një lojë pa fitore, kështu që ajo e ndryshoi temën dhe foli për Kanadanë”, shkruan Harry.
”Mendova se ishe amerikane”, i kishte thënë mbretëresha Meghanit.
Meghan u përgjigj se “unë jam amerikane, por kam shtatë vjet që jetoj në Kanada për punë”.
“Gjyshja u duk e kënaqur”, thotë Harry.