Kryesore Nga rënia e “kështjellës” shkodrane te vendlindja e Berishës: Bastionet historike të...

Nga rënia e “kështjellës” shkodrane te vendlindja e Berishës: Bastionet historike të PD-së që u “thyen” nga PS

Procesi i numërimit për kryetar ka përfunduar zyrtarisht në 44 bashki të vendit, ndërsa socialistët kanë fituar shumicën e bashkive,

Por cilat janë bashkitë, bastione demokrate që janë ‘thyer’ nga Partia Socialiste?

Bastioni numër një i demokratëve ka qenë Shkodra që ishte edhe ‘kështjella’ e tyre që i bënte ballë çdo furtune. Ky qytet, i cili që prej viteve 90’ është udhëhequr nga demokratët, tashmë do të drejtohet nga Benet Beci, kandidat i Partisë Socialiste.

Qarku i Dibrës në historikun politik, njihet si bastion i demokratëve e ku thyerja nisi në 2013 kur Partia Socialiste fitoi pushtetin.

Këto zgjedhje, PS fitoi në këtë qark 4-0. Socialistët do të drejtojnë Bashkinë e Peshkopisë, të Burrelit, Klosit dhe Bulqizës.

Edhe Lezha ka qenë një nga bastionet e forta të Partisë Demokratike,. Në zgjedhjet vendore të 2019 fitues rezultoi Pjerin Ndreu, ashtu sikurse edhe në këto zgjedhje, Lezha do të drejtohet përsëri nga Ndreu.

Tropoja konsiderohej si një nga qytetet me votues dhe bindje demokrate, vend i cili njihet historikisht si një bastion i djathtë, vendlindja e ish-kryeministrit Sali Berisha, por Rexh Byberi kryesoi dhe në zgjedhjet vendore të 2019 fitoi të drejtonte bashkinë e Tropojës.

Socialistët e kanë fituar dhe Kukësin, një nga qytetet që prej vitesh udhëhiqej nga demokratë, socialistët e kanë fituar dhe Kukësin.