Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu prezantoi me emër e foto një pjesë të stafit mjekësor shqiptaro-turk të Spital Memorial në Fier, apo ndryshe “Spitalit Erdogan”, pasi me një urdhër të këtij të fundit, sigurisht dhe me financim turk, u bë e mundur që në tre muaj të ndërtohej ai që konsiderohet spitali më modern në Shqipëri. Ky spital pritet të hapet të enjten.
“Bëhemi gati me stafin e përbashkët shqiptaro-turk për të hapur Spitalin Memorial të Fierit ditën e enjte, pra me datë 27.
Sigurisht do të jetë një hapje graduale, me faza, duke filluar nga shërbimi i urgjencës. Gradualisht fillojmë vëmë në funksion këtë spital, këtë vepër të madhe të premtuar për ofrimin e shërbimeve cilësore në nivel terciar”, tha Manastirliu.