Bota Nga se vdiq nipi i Robert De Niros, flet nëna e 19-vjeçarit

Nga se vdiq nipi i Robert De Niros, flet nëna e 19-vjeçarit

Nipi 19-vjeçar i Robert De Niro, Leandro De Niro Rodriguez, vdiq pasi mori pilula fentanil, pretendon nëna e tij zemërthyer.

Vdekja e të riut po hetohet si një mbidozë e mundshme pasi trupi i tij u zbulua në një apartament në Manhattan të dielën, më 1 korrik me një substancë pluhur të bardhë, thanë burimet policore.

Ndërsa raporti toksikologjik është ende në pritje, nëna e tij e pikëlluar, Drena De Niro, pretendon se dikush me vetëdije i ka shitur drogë djalit të saj.

“Dikush i shiti atij pilula fentanil që ai e dinte se ishin fatale, por gjithsesi ia shiti”, shkroi Drena, 51 vjeçe, në Instagram të martën në përgjigje të një komenti që pyeste për shkakun e vdekjes së djalit të saj.

“Kështu, të gjithë atyre njerëzve që ende shesin dhe blejnë këtë mut, u them se djali im ka ikur përgjithmonë,” shtoi ajo.

Kryeekzaminuesi mjekësor ende nuk ka bërë të ditur një shkak zyrtar të vdekjes, por burimet thonë se detektivët e NYPD nga sektori i narkotikëve po hetojnë rastin.

Shefi i NYPD-së, James Essig, u tha gazetarëve muajin e kaluar se fentanil-li tani është “inkorporuar në ndoshta 98% të drogave” në qytet.

“Fentanil është në gjithçka tani, në gjithçka,” tha Essig.

Ndërkohë, Drena ka shpërndarë disa postime në Instagram pas vdekjes së djalit të saj.

“Mezi shkruaj përmes lotëve, por gjithë dashurinë, mesazhet, telefonatat, e-mailet, miqtë dhe familjarët që më kanë mbajtur këto 24 orët e fundit… Nuk jam përgjigjur ende, por u jemi mirënjohës për dashurinë dhe ngushëllimet”, ka shkruar ajo.