Cristiano Ronaldo është kthyer në stërvitje me Juventusin pas pushimeve, por e ardhmja e tij mbetet më se e paqartë sipas gazetës spanjolle AS.
Sipas AS, ideja e tij mbetet e njëjtë: ai dëshiron të largohet dhe ta bëjë sa më shpejt të jetë e mundur. Çdo ditë që kalon e ndërlikon realizimin e kësaj dëshire, por portugezi nuk i është nënshtruar idesë së qëndrimit te “Zonja e Vjetër”. E ardhmja e tij varet nga Kylian Mbappé. Sulmuesi e di se nëse Reali mund të marrë francezin, PSG do të tentojë menjëherë që portugezi të plotësojë vendin e Mbappe. Në Spanjë janë të sigurt se Florentino Pérez do të përpiqet të sjellë në Madrid sulmuesin e PSG-së dhe përpjekjet do të bëhen deri në ditën e fundit të merkatos.
Nëse parizienët nuk pranojnë asnjë ofertë ndaj Mbappe, mediet ne Spanjë raportojnë se Ronaldo do të trokasë përsëri në derën e Realit. Një gjë të tillë u përpoq ta realizonte pranverën e kaluar, por Florentino u shpreh hapur: “Nuk ka kuptim për ne.” Pavarësisht kësaj, CR7 shpreson që ardhja e Ancelottit mund ta ndihmojë atë. Kjo duket e vështirë të realizohet për portugezin, sepse plani i Madridit mbetet i njëjtë, Mbappe duhet të vishet me fanellën e bardhë. Nëse Cristiano dëshiron të largohet nga Juvja, ai duhet të shpresojë se ëndrra e madhe e Real Madridit do të realizohet këtë verë.