Ka një numër produktesh që mund të humbasin vlerën e tyre ushqyese, shijen dhe cilësinë shumë shpejt në temperatura të ftohta.
Ja një listë e 14 ushqimeve që nuk duhet t’i mbani në frigorifer:
1. Avokado
Kur vendosni avokado të papjekur në frigorifer, fillon të thith lagështinë nëpërmjet lëkurës së tij dhe zbutet. Është e mirë për t’i ruani avokadot në një tas frutash.
2.Patatet
Mbajtja e patateve në një temperaturë nën 7°c do t’u japë atyre një shije të ëmbël. Ruajini në një qese prej letre në një vend të freskët.
3. Çokollata
Në temperatura të ftohta kristalet e sakarozës në çokollatë dalin në sipërfaqe për të formuar një push të bardhë. Si rezultat i kësaj, produkti humbet shijen e tij.
4. Frutat tropikale
Frutat tropikale fillojnë të kalben dhe bëhen të dëmshme kur vendosen në frigorifer. Ju mund t’i vendosni në copa letre dhe t’i ruani në vende të errëta të thata.
5.Borziloku
Frigoriferi nuk është vendi ideal për mbajtjen e borzilokut. Do të thahet shpejt, ndaj është më mirë ta vendosni në një gotë me ujë.
6. Bishtaja
Vendosja e bishtajave në frigorifer do të bëjë që ato të humbasin vlerat e tyre. Ju mund t’i vendosni në ngrirje dhe t’i shijoni gjithë vitit.
7. Qepa
Lagështia në frigorifer përfundimisht do ta bëjë një qepë të butë dhe të papërshtatshme për ta konsumuar. Përveç kësaj, lagështia e tepërt lehtëson rritjen e baktereve të dëmshme dhe të mykut.
8 .Kafeja
Nuk duhet ta mbani kurrë kafenë në frigorifer: ajo mund të marrë aromat e ushqimeve të tjera dhe do të humbasë shijen e saj të veçantë. Ruajeni në një vend të freskët.
9. Vaji i ullirit
Është e rekomanduar që vajin e ullirit ta ruani në temperatura nga +12 deri +16 °C.
10. Mjalti
Temperaturat e ulëta dhe lagështia rritin shpejtësinë e kristalizimit të mjaltit. Si rezultat, ai humbet shijen dhe përfitimet shëndetësore. Mbajeni në një kavanoz të mbyllur fort në temperaturën e dhomës.
11. Domatet
Frigoriferi nuk është vendi më i mirë për ruajtjen e domateve pasi ajri i ftohtë ndalon procesin e pjekjes. Temperaturat e ftohta ndikojnë në shije dhe cilësinë e domates.
12. Buka
Disa njerëz mendojnë se ruajtja e bukës në frigorifer është mënyra më e mirë për ta mbajtur atë të freskët. Në fakt, asgjë nuk e thanë më shumë bukën se sa frigoriferi.
13. Patëllxhanë
Patëllxhani është shumë i ndjeshëm nga temperaturat e ftohta të frigoriferit. Bëhet i butë, ndaj është më mirë ta mbani në temperaturën e dhomës.
14. Banania
Kur vendosen në frigorifer, bananet kthehen në të zeza dhe bëhen jo tërheqëse për syrin. Kur i shihni bananet me njolla të zeza në dyqan kjo nuk do të thotë se janë të pjekura, por se nuk janë ruajtur siç duhet gjatë transportit.