Gazzeta dello Sport, gazeta më e madhe sportive në Itali i ka kushtuar një artikull modeles së njohur Cindy Marina e cila raporton ndeshjet e serisë në televizionin Oversport Tv.
Me një kaluar si volejbolliste dhe pas pjesëmarrjes së saj në Miss Universe, Cindy sot merr edhe duartrokitjet e publikut Italian. Media italiane shkruan se Cindy ka një marrëdhënie të veçantë me Italinë, vendin ku ka kalonte çdo verë pranë familjarëve të saj.
Asaj i pëlqen ushqimi italian, arkitektura dhe historia e fshehur në çdo qoshe të qyteteve.
“Kam luajtur volejboll për 12 vjet. U diplomova gjatë pandemisë kur edhe sporti u ndal plotësisht. Në atë kohë më ofruan punën që bëj tani: reporter i Serisë A italiane në një kanal sportiv shqiptar. Nuk do të kisha mundur kurrë të jepja 100% edhe si gazetare edhe si sportiste. Kështu që vendosa të hap një kapitull të ri në jetën time. Ishte jashtëzakonisht e vështirë sepse të qenit sportist ishte identiteti im”, është shprehur Cindy gjatë intervistës.