Në emisionin ‘Në Shenjestër’ në News24 u diskutua për figurën e Edison Harizaj, i njohur ndryshe si ‘Padrino i Vlorës’.
I ftuar për të folur rreth kësaj çështje, gazetari Artan Hoxha, ka bërë një profil të figurës së Edison Harizaj.
“Edison Harizaj është një personazh që ka pasur një të kaluar gati 2 dekada. Ai ka filluar diku në fund të viteve ’90 ku më parë ka qenë i afërt i disa personave të tjerë, i identifikuar si mbështetës i bandës së Gaxhaj. Është thënë që është nipi i Viktor Imerit, por nuk është direkt nipi. Viktor Ymeri nuk është daja direkt i Edison Harizaj, ai ka përdorur emrin e tij. Viktor Imeri është në burg, është rikthyer sërish…
Në vitet e fundit para se të dilte nga burgu, ndryshimi i dënimit tij ka ndodhur pak ditë para se të ndodhe vrasja, ata të dy kanë pasur një ftohje dhe pasi ka dalë nga burgu nuk ka shkuar në shtëpi. Ai hyri në burg në moshë të re, kur nuk i kishe bërë 20 vjeç.
Vlora e ’97-98-99, habiti ku u formuan ishte një xhungël dhe në të xhungël ose do të dilje tigër ose do të hanin të tjerët. Ata që mbijetuan krijuan karaktere si Edison Harizaj. Ai kishte mbështetje të fortë. Gaxhai atëherë nuk ishte personazh i zakonshëm.
Ishte bandë që bëri luftë me Policinë e Vlorës. Rritur në këtë habitat u krijua ky material dhe në momentin që Edison Harizaj bëri vrasjen e parë, në Vlorë kishte filluar një konflikt mes grupit të Çamëve dhe grupit tjetër që ishin dhe këta. Gjatë kohës që ka qenë në burg ka krijuar personazhe me personazhe të rëndësishëm të botës së krimit…
Në momentin që doli nga burgu nuk ishte më një 20-vjeçar, por një 30 vjeçar me njohje shumë të fuqishme në Shqipëri. Ne 2012 është kapur me Emiliano Shullazin, me armatime të rënda sikur po shkonte në Ukrainë. Në ngjarjen e 2009 një nga pistat ka qenë dyshimet se mund të ishte përfshirë Edison Harizaj. Kishte marrë porosi për të kryer një atentat ndaj një gjyqtari, Skerdilajd Konomi që tre muaj para se të vritej kishte fituar në Gjykatën e lartë të drejtën e pronësisë së një prone në Gjirin e Lalzit, dhe Konomi e fitoi gjyqin në qershor…
Kur kryetarja e Gjykatës së lartë ka shkuar në banesën e tij për ngushëllim ka çuar edhe vendimin që nuk është zbardhur. Edison Harizaj ishe një nga njerëzit e dyshuar, por deri në 2018 nuk u provua që ishte i përfshirë. Nga 2015 deri në 2018 emri i Edison Harizaj u bë shumë u përfolur…pasi u zhdukën disa persona që dyshimet ishin se ishin rrëmbyer nga grupi i Edison Harizaj. Kur filloi OFL mjetet e blinduara Edison Harizaj i gjetën në garazh“, tha gazetari Hoxha.