Aktualitet Ngacmonte seksualisht të miturat dhe rrihte gruan, dënohet me burg shqiptari

Ngacmonte seksualisht të miturat dhe rrihte gruan, dënohet me burg shqiptari

“Është i paaftë për të frenuar instinktet e tija seksuale”, ishte konkluzioni i gjykatësit Vinicio Cantarini, i cili ka kërkuar 5 vjet burg për shqiptarin me profesion shofer autobusi.

51-vjeçari prej vitesh jetonte me familjen e tij në Riccione të Italisë dhe është denoncuar nga dy adoleshente për ngacmim seksual dhe dhunë në familje.

Denoncimi i parë

Shqiptari punonte si shofer i transportit publik dhe viktimën e tij të parë e gjeti në autobus. 15-vjeçarja ishte duke pritur autobusin në Santarcangelo  për të shkuar në shkollë, në Rimini. Ishte ora 7:00 e mëngjesit dhe mungesa e pasagjerëve i dha guximin atij që t’i afrohej vajzës. Ai e preku adoleshenten në pjesët intime.  Pas ngjarjes e mitura shkon në banesë dhe i tregon gjithçka që kishte ngjarë nënës së saj. Më pas e denoncojnë rastin në policinë e Santarcangelo-s.

Hetimet e policisë

Ishte pikërisht guximi i15-vjeçares që çoi në hetimin e dhe më pas arrestimin e maniakut seksual në qershor të viti të kaluar. Gjykata e shpalli atë fajtor për ngacmim seksual ndaj dy të mitrave dhe dhunë në familje. U deshën disa muaj hetime për të gjetur shoferin maniak.

Denoncimet e tjera

Në emër të shqiptarit dolën në dritë edhe dy denoncime të tjera. Shqiptari kishte ngacmuar shoqen e mitur të vajzës së tij. Shoqja e së bijës kishte kaluar mbrëmjen tek banesa e maniakut dhe në momentet kur po e shoqëronte për në banesë, e kishte prekur në vendet intime. E mitura nuk nguroi që ta denonconte shoferin në polici.

Denoncimi për dhunë nga bashkëshortja

Ankesat e dy vajzave të reja nxitën bashkëshorten e shoferit që të “zbrazte thesin”  dhe të tregonte vitet e saj të abuzimit dhe dhunës në shtëpi.

“Këto dy vajza më dhanë forcën për të treguar të vërtetën time të trishtuar”, tha ajo përpara policisë së Riccione-s. Në çdo rast ai ushtronte dhunë ndaj gruas së tij, e poshtëronte, kritikonte. Gjente pretekst në çdo moment për ta rrahur dhe për t’i shkatërruar vetëbesimin. Tashmë ajo u çlirua nga kthetrat e maniakut seksual. Gjykata e dënoi me 3 vjet heqje lirie për dhunë në familje dhe dy vjet për dhunë seksuale.