Bota Ngecën të bllokuar nga bora, stafi mjekësor i aplikon kalimtarëve vaksinat e...

Ngecën të bllokuar nga bora, stafi mjekësor i aplikon kalimtarëve vaksinat e Covidit

Punonjësit e kujdesit shëndetësor në Oregon të cilët ishin bllokuar në një stuhi dëbore filluan të aplikonin vaksinat e mbetura të koronavirusit tek shoferët ose kalimtarët që hasnin në rrugë që të mos shkonin dëm.

Stafi dhe vullnetarët e Shëndetit Publik të Qarkut Josephine po largoheshin nga një klinikë vaksinash në Shkollën e Mesme të Luginës së Illinois, rreth 160 milje në jug të Eugjenit, kur një stuhi i bllokoi ata dhe shumë të tjerë.

Ekipi kishte gjashtë doza të vaksinës Covid-19 të mbetura nga klinika, të cilat kishin planifikuar t’i çonin në qendrën Grants Pass, por bora i pengoi mbërritjen e tyre në qytet para se dozave të vaksinave t’u skadonte afati.

“Duke mos dashur të harxhojmë asnjë dozë, anëtarët e stafit të dedikuar të JCPH filluan të shkonin nga një makinë në tjetrën, duke u ofruar shoferëve një shans për të marrë vaksinën”, tha departamenti i shëndetësisë në një postim në Facebook.

Rreth 20 punonjës shëndetësorë dhe vullnetarë ishin pjesë e grupit, duke përfshirë Christi Siedlecki.

“Duke shkuar makinë më makinë në atë mot të tmerrshëm më mbushi me krenari. Ndjeva mirënjohje që po punonin aq shumë që të mos harxhonin as një dozë të vetme vaksine, edhe në kushte kaq të tmerrshme”, tha Siedlecki për NBC News.

Të gjashta vaksinat u aplikuan me sukses tek ata që ishin bllokuar në dëborë, duke përfshirë dhe  një punonjës të Zyrës së Sherifit të Qarkut Josephine, tha Shëndetësia Publike e Qarkut Josephine.