Një tragjedi ka ndodhur në Greqi në Portin e Pireut, ku një 36-vjeçar ka humbur jetën pasi u hodh në det nga ekuipazhi i tragetit “Blue Horizon”.
Krimi i paprecedentë ka tronditur opinionin publik në shtetin fqinj. E gjithë ngjarja është filmuar me kamera amatore nga qytetarë të ndryshëm.
Siç duket në filmime, por edhe sikurse raportojnë mediat greke, 36-vjeçari, i identifikuar si Antonis Karyotis, shihet që po shkon me nxitim të kapë tragetin që sapo do të nisej nga Porti i Pireut drejt Portit të Iraklios në Kretë.
Në portën e tragetit qëndronin dy persona, ekuipazh i anijes, të cilët nuk lejojnë pasagjerin 36-vjeçar që të hipte. Ata e shtynë me duar, edhe pse viktima kishte një biletë për në traget.
Βίντεο σοκ: Το πλήρωμα έσπρωξε από το Blue Horizon στον θάνατο τον 36χρονο που σκοτώθηκε στο λιμάνι Πειραιά pic.twitter.com/FdzFTliZLg
— kakajason (@kakajason50) September 5, 2023
Teksa po e shtynin, porta e tragetit nisi të mbyllej dhe 36-vjeçari u rrëzua në ujë e për pasojë humbi jetën.
Pasagjerët e tjerë të tragetit e përshkruajnë skenën drithëruese, teksa ngjarja ka shkaktuar zemërim në publik.
— kakajason (@kakajason50) September 5, 2023
Të pranishmit kanë thënë për mediat greke se pasi 36-vjeçari u rrëzua në det, anëtari i ekuipazhit që e shtyu, veproi sikur të mos kishte ndodhur asgjë dhe tha “Vazhdojmë”. Askush nuk tentoi ta ndihmonte viktimën.
Ndërkohë, policia greke ka nisur hetimet për këtë ngjarje të rëndë. Familja e viktimës e konsideron vrasje vdekjen e 36-vjeçarit. Ndërkohë autoritetet kanë të sekuestruar edhe biletën që 36-vjeçari kishte rezervuar për linjën e tragetit.