Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në fshatin Sul të Devollit. Një fëmijë vetëm 2 vjeç është paraqitur i pajetë në Spitalin e Bilishtit.
Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht raki nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.
Sipas Klan News, fëmija, në kohën kur nëna kryente punët e shtëpisë, ka marrë një bidon gjysëm litër që e ka menduar se ka qenë me ujë, por ka qenë me raki.
Dhe sipas mjekëve i ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes duke i sjellë vdekjen. Nëna e ka gjetur të shtrirë në dysheme dhe e kanë çuar menjëherë në spital por fatkeqësisht fëmija ka ndërruar jetë në banesë.