Extra Ngjela përballet me Bora Zemanin pas komplimenteve: Ishte krijim që të jep...

Ngjela përballet me Bora Zemanin pas komplimenteve: Ishte krijim që të jep efekt një grua ose vajzë!

Para pak kohësh, avokati Spartak Ngjela i bëri një kompliment Bora Zemanit në një foto që moderatorja kishte publikuar në “Facebook”, ku vlerësonte me superlativa, intelektin, elokuencën dhe bukurinë fizike të saj. Komenti i Ngjelës u bë viral në media dhe ne rrjetet sociale, pasi rrallë ndodh që personazhet e politikës të shprehin simpatinë publikisht për moderatoret e emisioneve televizive.

“Bora, më lejoni t’ju komplimentoj për performancën tuaj me klas artistik… që është një harmoni e plotë midis intelektit të lartë, elokuencës së zgjedhur dhe bukurisë fizike. Sukses të përsëritur të kesh gjithmonë…”, shkruante avokati i njohur, por Bora nuk i ktheu përgjigje.

Mbrëmjen e djeshme, Bora Zemani u “përball” në studio me Spartak Ngjelën ku u diskutua dhe për këtë çështje.

Moderatorja tha se nuk e kishte parë këtë koment vetë, por e kishte mësuar nga portalet se çfarë kishte thënë avokati për të.

“Dua të tregoj diçka. Për komentin e avokatit, unë në fakt nuk e dija vetë që është bërë një koment i tillë. E kam marrë vesh nga portalet, sepse ju e keni bërë atë koment në një adresë në Facebook që nuk është e imja në fakt. E kishin marrë e kishin shpërndarë të gjithë portalet e mundshme. Nuk e kam fare atë llogari në ‘Facebook’ unë, por i kam bërë folloë në Instagram tani”,- tha Bora Zemani.

Ndërkohë, Spartak Ngjela u përgjigj: “Ku e dija unë…Komplimenti është krijim, ju mendoni që është stisje për t’i prishur mendjen dikujt. Është krijim që të jep efekt një grua ose vajzë. Nuk është personal. Ma dha efektin, më pëlqeu dhe e shkrova”.

Pas daljes nga programi, disa prej ish-konkurrentëve shpreheshin se Bora Zemani u ka pëlqyer në disa raste më shumë se vajzat me të cilat kishin mundësinë të përputheshin.

E pyetur nëse ka pasur ndonjë ngacmim nga djemtë, Bora Zemani tha: “Jo! Nuk e di ku e kanë thënë këtë se mua vetë nuk më ka thënë ndonjëherë njeri që ‘këtu jam për ty’. Mua vetë nuk ka guxuar njeri të ma thotë në sy edhe Antonela është dëshmitare që unë gjatë gjithë sezonit i kam pasur marrëdhëniet shumë të ftohta”.

Në lidhje me jetën private, Bora tha: “Tani unë dhe Arbori (djali) jemi mirë bashkë. Por, po erdhi ndonjë gjë tjetër nuk ka problem. Nuk është se i mbyllim derën. Nuk është se jemi të fokusuar atje”.