Politika Ngjela: Provat për Berishën janë mbledhur nga FBI. Pa Amerikën nuk ka...

Ngjela: Provat për Berishën janë mbledhur nga FBI. Pa Amerikën nuk ka Shqipëri, jemi të kërcënuar

Avokati Spartak Ngjela deklaroi në RTSH në Publikisht se Sali Berisha është një politikan i përjashtuar nga Amerika ndryshe nga Basha që sipas tij ka përkrahjen e tyre. Ngjela foli edhe për mbledhjen e firmave për mbledhjen e Kuvendit kombëtar duke theksuar se falsifikimi i tyre është vepër penale.

“Nuk kanë mundësi ata të mbedhin 4000 firma. Berishën nuk e ka pranuar politika amerikane që në vitin 1997. Ata nuk çajnë kokë për partinë. Sot politika amerikane përkrah Bashën. Çfarë duan më shumë demokratët? Rusinë duan këta

Agron Shehaj ka vajtur të kontrollojë firmat. Nëse ti kërkon të krijosh një lëvizje mbarëkombëtare nuk mund ta mbash sekret. Falsifikimi i firmave është vepër penale. Pse duhet t’i fshehë firmat nëse i ka siguruar. Basha e ka shpallur Kuvendin. Shko atje nëse ke 4000 firma fiton. Pse nuk shkon me partinë në rregull dhe të fitojë nëse paska firma”, deklaroi Ngjela.

Ai u shpreh se provat që Berisha të shpallej non grata janë mbledhur nga FBI e cila ka autorizuar sekretarin amerikan të shtetit.

“Jemi në një lëvizje anti amerikane. Dhe jemi shtet i kërcënuar nga Beogradi dhe Moska. Provat për Berishën i ka mbledhur FBI nuk i ka mbledhur Blinken. Asnjë lëvizje nuk bëhet pa kërkesën e FBI. Politika korrente është ajo që krijon vendime.

Pa Amerikën nuk ka Shqipëri, le më që nuk ka Kosovë. Basha, fakti që e mbron Uashingtoni është me Shqipërinë. Berisha nuk është me Shqipërinë. Ne jemi të kërcënuar. Të paktën tregohuni seriozë me opinionin publik”, tha Ngjela.