Panda, i gjinisë mashkull, më i vjetri në botë në llojin e tij, ka ngordhur të enjten në një park zoologjik në Hong Kong.
Panda, e quajtur An An, ishte 35-vjeç – ekuivalenti i një njeriu që jeton deri në 105 vjeç, shkruan BBC.
Autoritetet e Ocean Park thanë se marrja e ushqimit nga panda kishte rënë në mënyrë ndjeshme kohët e fundit, derisa ajo ndaloi të merrte ushqim dhe të jetonte vetëm me ujë dhe pije elektrolite.
Kujdestarët e pandas vunë re gjithashtu se nivelet e aktivitetit të tij kishin rënë dhe periudhat e pushimit të saj po rriteshin gjithnjë e më shumë.
“An An na ka sjellë kujtime të bukura me momente të shumta që të ngrohin zemrën. Zgjuarsia dhe lojëra e tij do të mungojnë shumë,” tha Paolo Pong, Kryetar i Ocean Park Corporation.