Më shumë se 140 centimetra ujë priten gjatë dy ditëve të ardhshme me shi. Për këtë arsye venecianët janë gati të përballen me përmbytjet duke testuar strukturën e re të quajtur Mose.
Modeli Eksperimental Elektromekanik është një projekt i cili synon të mbrojë qytetin e Venecias nga përmbytjet.
Projekti është një sistem i integruar i përbërë nga pjesë të lëvizshme të instaluara në hyrjet Lido, Malamocco dhe Chioggia, të cilat janë në gjendje të izolojnë përkohësisht Lagunën Veneciane nga deti Adriatik gjatë baticave të larta.
Së bashku me masa të tjera, të tilla si përforcimi bregdetar, ngritja e kalatave shtrimi dhe përmirësimi i sistemit në lagunë, Mose është projektuar për të mbrojtur qytetin nga baticat deri në 3 metra
Struktura e Mose ka edhe një kuptim simbolik, pasi sipas Biblës Moisiu është personi, i cili ndau Detin e Kuq cilësuar një mrekulli biblike.