Ambasadorja e Amerikës Yuri Kim ka reaguar përmes një postimi në Twitter për situatën që është krijuar nga moti i keq në veri të Shqipërisë.
Ajo i shpreh ngushëllime familjes së Pjetër dhe Jason Rushaj, të cilët babë e bir humbën jetën pasi makina me të cilën udhëtonin u mor përpara nga uji i rrëmbyeshëm në Bogë. Ambasadorja gjithashtu ka ofruar ndihmë nëse është e nevojshme.
“Ne jemi të pikëlluar për vdekjet dhe dëmet nga përmbytjet shkatërruese në veriun e Shqipërisë. Shprehim ngushëllime për familjet që humbën njerëzit e tyre të dashur dhe respekt për guximtarët shqiptarë që ndihmojnë bashkëqytetarët e tyre. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje sipas nevojës”, ka shkruar ambasadorja Yuri Kim në Twitter.