Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Grabjan të Lushnjes. Policia ka arrestuar një 36-vjeçar, i cili akuzohet se ka dhunuar dhe përdhunuar gjyshen e tij 90-vjeçare.
Sajmir Meçani u vendos në pranga pas denoncimit të familjarëve të tij. Njëri nga djemtë e të moshuarës u shpreh se e gjetën atë të dhunuar dhe të zhveshur, ndërsa nipi ishte në gjendje të dehur.
Për të vërtetuar akuzën, e moshuara iu është nënshtruar ekzaminimeve nga mjeku ligjor.
Ngjarja ka tronditur familjen Meçani. Rezulton se 36-vjeçari i akuzuar ka qenë i arrestuar dhe dënuar më parë edhe në Greqi për këtë vepër penale.
Policia e ka mbajtur në qeli Sajmir Meçanin, ku ndaj tij është ngritur akuzë për dhunë në familje, por pozita mund të rëndohet edhe me veprën penale të përdhunimit.