Evakuimi i civilëve nga Mariupol tani duhet të jetë duke u zhvilluar sipas afatit kohor të dhënë nga këshilli i qytetit.
Autobusët janë organizuar për të lëvizur njerëzit nga tre pika në qytet. Banorëve u është thënë gjithashtu se ata mund të përdorin transportin e tyre për të udhëtuar në mënyrë të sigurt përgjatë një rruge specifike në veri-perëndim për në qytetin e Zaporizhia gjatë armëpushimit.
Mariupol është bllokuar prej disa ditësh nga forcat ruse.
Armëpushimi është vendosur gjithashtu edhe për qytetin e vogël të Volnovakha.