Për herë të parë në historinë e Arabisë Saudite, rituali i Haxhit ka nisur me një numër tejet të reduktuar besimtarësh muslimane. Pandemia Covid-19 nuk ka lejuar asnjë vizitor të huaj që të jetë i pranishëm në organizmin më të madh fetar që mbahet çdo vit në Mekë.
Ministria për Haxh dhe Umre ka bërë të ditur se vetëm 1000 besimtarë që jetojnë në Arabinë Saudite, do të lejohen të kryejnë ritualet fetare në vendet e shenjta dhe disa prej tyre do të kufizohen me kusht respektimin e distancës fizike.
Haxhi është një prej pesë shtyllave të Islamit dhe detyrë që duhet ta kryejë të paktën një herë në jetë çdo musliman që ka mundësi dhe plotëson kushtet shëndetësore.
Çdo vit, më shumë se 2.5 milionë besimtarë nga 180 vende të botës mbërrijnë në Mekë në kohën e haxhit i cili fillon pak ditë përpara Kurban Bajramit.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Arabia Saudite ka regjistruar më shumë se 270,000 raste të infektimit me koronavirus dhe rreth 3 mijë vdekje.