Linjat ajrore në Britaninë e Madhe kudo nëpër botë po hulumtojnë rreth fakteve se stjuardesat e tyre në kushte mbijetese financiare po shpërndajnë foto dhe video me përmbajtje “pikante” në internet.
Për të fituar më shumë para, stjuardesat po sheshin këpucët pasi postojnë fotot e këmbëve të tyre në ambiente të avionëve.
Vajza që punojnë në kompanitë ajrore globale si British Airways, Ryanair dhe EasyJet po postojnë në llogaritë e tyre në mediat sociale qindra fotografi e video të “nxehta” në bordin e mjeteve fluturuese. Stjuardesat po pozojnë të veshura me geta të stilit me rrjeta provokuese dhe me veshje sensuale që mbajnë mbi to logot e linjave kryesore ajrore.
Getat dhe këpucët po shiten nga vajzat e fluturimeve ajrore duke nisur nga 5 deri në 200 Euro. Numri i stjuardesave që po bëjnë para shtesë në këtë lloj mënyre reklamimi është rritur ndjeshëm me nisjen e pandemisë se koronavirusit.
Një pjesë të parave nga këto shitje po përdoret nga stjuardesat për maska të fytyrës. Industria e aviacionit është një nga më të goditurat nga pandemia, ndërsa shumë vende po mbyllin kufijtë dhe po ndalojnë udhëtimet.