Nis tashmë zyrtarisht kontrolli i KLSH në të gjitha institucionet që janë pjesë e procesit të emergjencave.
Kontrolli ka nisur në Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile si dhe hallka të tjera të Ministrisë së Brendshme që lidhet me Emergjencat Civile, në Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe ato të pushtetit vendor.
Sipas burimeve, me urdhër të kryetarit të KLSH, Arben Shehu, do të auditohen të gjitha tenderimet e viteve të fundit për blerjen e pajisjeve të Emergjencave.
Ky kontroll nisi pas zjarreve të fundit ku pati akuza të shumta se punonjësve ju mungonin pajimet bazë. Nisja e këtij kontrolli pati një bllokim nga ana e strukturës së Emergjencave Qendrore Civile pasi drejtori ishte me pushime, duke shkaktuar dhe një reagim nga kreu i KLSH Arben Shehu, i cili i bëri thirrje për rikthim në punë.
Pas rikthimit, një ditë më parë ka nisur kontrolli edhe në këtë institucion.