Pas më shumë se një vit nga arrestimi në Belgjikë, Leonard Duka do të ekstradohet në Shqipëri.
Negociatat nga Interpol Tirana kanë bindur autoritetet belge për të dhënë dritën jeshile për vënien e tij para drejtësisë shqiptare.
Ky operacionin pritet të finalizohet në orët në vijim ndërsa nga policia shqiptare ka mbërritur në Belgjikë një grup efektivësh të RENEA-s që do marrin në dorëzim 37-vjeçarin.
Prej kohësh Leonard Duka ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare. Ai akuzohet si një organizatorët e vrasjes së Santiago Malkos në Gusht të 2019 në Tiranë.
Gjithashtu emri i tij doli dhe në dosjen e operacionit “Revansh”, ku u zbardhën komunikime e biseda të zhvilluara në aplikacionin Sky dhe Encrochat.
Në to 37-vjeçari, Duka thurte plane për eliminimin fizik të Ervis Martinajt dhe lidhjeve të afërta të tij shoqërore, siç ishte Erigers Mihasi.
Mbi këto dyshime për Leonard Dukën, SPAK ka ngritur akuzën e sigurimit të kushteve të vrasjes në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.