Ndonëse jemi në stinën e verës dhe temperaturat në kryeqytet vijojnë të jenë të larta, Bashkia e Tiranës merr masa për stinën e vjeshtës dhe të dimrit, duke nisur me pastrimin e shtratit të lumit Lana.
Teksa publikon në rrjetet sociale disa foto nga puna e nisur tashmë në terren, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bën të ditur se puna është përqendruar kryesisht në zonat informale.
“Fillojmë në kulmin e vapës pastrimin e Lanës, në zonat informale përtej Pallatit me Shigjeta, që kur të jetë kulmi i rrebeshit të mos kemi probleme!”.
Masat parandaluese të përmbytjeve nisin me shtratin e lumit Lana si një shenjë se Bashkia e Tiranës se vazhdon të kujdeset për kryeqytetasit me ritmin 24 orë në punë, siç edhe e cilëson kryebashkiaku Veliaj.