Ka nisur protesta kundër rritjes së çmimeve në Tiranë.
Megjithatë, vihet re se në shesh janë të pranishëm një numër i ulët qytetarësh, të cilët mbajnë disa pankarta në duar në shenjë proteste.
“S’mban më ujë pilafi” është slogani i protestës së thirrur në rrjete sociale.
Ndërsa “Do dalim në rrugë me qindra e me mijëra, po nuk ranë çmimet do bjerë qeveria” janë disa nga thirrjet e protestuesve.
Kjo është protesta e parë që prej muajit mars, ku u zhvilluan disa të njëpasnjëshme kundër rritjes së çmimeve, kryesisht të naftës dhe të disa produkteve ushqimore.