Nga sot, autostrada e parë e Kategorisë A në Shqipëri, Thumanë-Kashar, është e hapur për qarkullimin e automjeteve.
Autostrada është një koncesion privat, investim i kompanisë “Gener 2” dhe do t’i dorëzohet shtetit e mirëmbajtur pas 35 vitesh.
Ky aks ka një gjatësi 21 kilometra dhe në të makinat mund të lëvizin me një shpejtësi deri në 130 kilometra në orë.
Ministrja Belinda Balluku tha se përfitues direkt të kësaj autostrade janë drejtuesit e mjeteve, që nuk do qëndrojnë më në trafik, zona, e cila merr një hov tjetër zhvillimi dhe, sigurisht, aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”.
Nëse dikush nuk do të përdorë rrugën me pagesë, do të ketë si alternativë lëvizjeje rrugët dytësore.