Pas Lungomares projekti i “Rilindjes Urbane” i qeverisë do të zhvendoset në qendrën historike të qytetit të Vlorës.
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në hapjen e kantierit të këtyre punimeve, një investim mes qeverisë shqiptare në bashkëpunim me Fondim Shqiptaro-Amerikan.
Në fjalën e rastit, shefi i qeverisë tha se ky projket do të shndërrojë zonën historike të Vlorës dhe do të jetë një tjetër destinacion për turistët në këtë zonë.
Projekti përfshin restaurimin e Shtëpisë së Marigosë, restaurimin e Xhamisë së Tabakëve, Rrugën e Hebrenjve, Sheshin e Sahatit dhe Shtëpinë e Qeverisë.
Realizimi i projektet është përllogaritur në një vlerë prej 11 milionë eurosh, ku 4 milionë euro do të financohen nga Fondi Shqiptaro-Amerikan dhe 7 milionë euro nga qeveria.