Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në Facebook, mbajtjen e stërvitjes së përbashkët shumëkombëshe Defender 23.
Rama në postimin e tij thekson se stërvitja shumëkombëshe udhëhiqet nga Komanda Europiane e SHBA-ve, ku Shqipëria merr pjesë si një partner besnik dhe nyje strategjike në sigurinë rajonale.
“Nis stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s.
Shqipëria, si partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale, do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme, duke treguar angazhimin tonë maksimal për paqen dhe stabilitetin në rajon”, shkruan Rama.