Mediat italiane shkruajnë se është nisur drejt Shqipërisë, anija e parë nga Italia me emigrantë që do të vendosen në kampin e Gjadrit.
Refugjatët e hipur në anijen “Libra” të Marinës Italiane, të gjithë meshkuj, janë shpëtuar në det të hapur gjatë javëve të kaluara, njofton gazeta, dhe në Shqipëri do të kontrollohet aplikimi i tyre për azil në Itali.
Ndërsa gratë dhe të miturit, apo personat e sëmurë, janë dërguar në Lampedusa.
Sipas Corriere della Sera, personave në bord iu është bërë nj kontroll paraprak, ndërsa në kampin e Gjadrit do t’i nënshtrohet një kontrolli më të thelluar për të verifikuar nëse do të përfitojnë apo jo azil në Itali.