Ish-presidenti Bujar Nishani, një kundërshtar i ashpër i Lulzim Bashës, rrëzon tezën e tij për “masakër elektorale” nga Edi Rama.
“E padrejtë dhe spekulative tezën që fitoi Rama për masakër elektorale, kjo është manipulative demokratët.
Jemi në një udhëkryq, në një situatë të rënduar, momente dramatike por në këto momente shpesh shënohet historia, historinë e PD do e bëjnë demokratët dhe të Shqipërisë do e bëjnë shqiptarët”, tha Nishani gjatë një takimi në Korçë krah kandidates Edit Harxhi.
“Kemi ardhur duke rrudhur PD, duke e larguar nga qytetarët, duke e mbyllur brenda një grupi të vogël njerëzit, mundet që disa persona të jenë komod në opozitë, por ndjej hallin e mijëra demokratëve, jo me 4-5 njerëz që bëjnë biznese të caktuara në bashkëpunim me qeverisjen, na preokupon halli i një shoqërie që zhytet dhe s’di se ku do të dalë”, tha Nishani.