Albcontrol bën me dije se ka hapur procesin e rekrutimit për kontrollorë ajrorë në aeroportin e Tiranës, por edhe për aeroportin që pritet të ndërtohet në qytetin e Vlorës.
Albcontrol njofton se nevojiten 30 kontrollorë ajrorë të rinj në total, prej të cilëve 12 në aeroportin Nënë Tereza dhe 18 në aeroportin e Vlorës.
Të interesuarit duhet të plotësojnë 3 kritere bazë, si zotërimi i gjuhës angleze, pasja e diplomës Bachelor dhe të kenë lindur pas datës 31 mars 1998.