Politika Nisin lëvizjet brenda opozitës, Basha takohet me Agron Dukën dhe Dashamir Shehin

Nisin lëvizjet brenda opozitës, Basha takohet me Agron Dukën dhe Dashamir Shehin

Në prag të rinisjes së sesionit politik në shtator, Lulzim Basha po vazhdon me lëvizjet për riorganizimin e Partisë Demokratike, por edhe të të gjithë spektrit opozitar.

Pak ditë para mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, Basha është parë gjatë kësaj të mërkurë në një takim me kreun e Partisë Agrare Ambientaliste dhe të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar.

Nuk ka të dhëna se çfarë ka diskutuar Basha në këtë takim me Agron Dukën dhe Dashamir Shehin para rinisjes së sezonit politik, por mbetet për t’u parë nëse këta të fundit do të dalin në mbështetje të tij.