Ditën e sotme kanë nisur punimet për tunelin e Llogarasë, kryeministri Edi Rama në fjalimin e tij u shpreh se po realizohet një ëndërr e cila na ka shoqëruar përgjatë këtyre dekadave dhe do të plotësojë të gjithë gjerdanin e infrastrukturës në zonën e Labërisë duke e bërë atë modern dhe turistike.
“Kjo është një ditë e shënuar në kapitullin e ditëve të punëve të mëdha publike sepse sot nis të realizohen në terren një ëndërr që e ka shoqëruar përgjatë të gjithave këto dekadave pas ndryshimit të sistemit këtë zonë, por edhe këdo që ka përfytyruar një Shqipëri të re, moderne dhe turistike. Projekti siç e tha ministrja ka që në sirtar për të treja këto dekada, ka qenë një nga kryefjalët e premtimeve e atyre që kanë kaluar këto anë në fushata elektorale gjatë të treja këtyre dekadave.
Ky tunel nuk na sjell vetëm më afër me jugun, por lidh të gjithë pjesën e padukshme të Labërisë, duke ofruar një infrastrukturë të re që krijon mundësi të reja për turizmin, zhvillimin e zonave rurale dhe për ekonominë. Ky tunel është pjesë e gjithë kësaj harte investimesh, të cilat po realizohen njëra pas tjetrës duke krijuar hap as hapi një gjerdan në të tërë këtë kurorë të mrekullueshme të natyrës shqiptare. Tuneli do të bëjë të mundur një shkurtim të konsiderueshme të kohës dhe sigurisë dhe një lidhje organike me segmentin tjetër që është në ndërtim e sipër ai i Orikumit dhe më pas me bypass e Vlorës që është drejt përfundimit me detaje e fundit për të qenë i hapur krejtësisht në sezonin e ardhshëm turistik, më pas në bypass e Fierit nëse shohim drejt veriut. Nëse shohim drejt jugut, segmenti që lidh Palasën me Dhërmiun duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin në një zonë që po njeh një zhvillim të konsiderueshme të ofertës turistike”, u shpreh kryeministri Rama.