IKMT ka nisur sot shembjen e banesave në zonën e Unazës së Re, ndërsa mes banorëve dhe policisë ka pasur përplasje dhe tensione.
Tensionet kanë nisur që prej orës 06:00 të mëngjesit tek ‘Sheshi Shqiponja’, ku ka pasur përplasje mes banorëve dhe forcave të policisë, ku raportohet edhe për persona të lënduar.
Ndërsa banorët pretendojnë se është hedhur edhe gaz lotsjellës.
Mësohet se policia ka shoqëruar 10 persona.
Në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe ish-deputetët, Edi Paloka, Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari.