Janë dashur thuajse dhjetë vite për ta përfunduar, por superjahti i ri i projektuar nga Porsche duket se ia ka vlejtur.
I përshkruar si “një anije kozmike mbi ujë”, jahti “Royal Falcon One” doli në shitje këtë muaj dhe duket po aq fin dhe elegant sa edhe makinat e prodhuara nga kompania gjermane.
Mjeti futurist lundrues është ndërtuar në Singapor dhe mund të mirëpresë deri në 10 persona. Ai ka një motor me 4600 kuaj fuqi që e bëjnë të arrijë një shpejtësi maksimale deri në 65 km/h dhe të përshkojë deri në 3200 kilometra me një furnizim karburanti.
Në brendësi, katër kabina me hapësirë të mjaftueshme dhe një dhomë e madhe me verandën e saj personale, e bëjnë jahtin një “shtëpi” tepër të rehatshme për personat që do të udhëtojnë me të. Bari dhe xhakuzi janë shtesa të domosdoshme për të shijuar në maksimum këtë përvojë, dhe nuk mungojnë.