Aktualitet Vrasja në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar

Vrasja në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt me grushte mes dy personave në Vlorë, ka rezultuar fatal për 55-vjeçarin e identifikuar si Armando Memshani, i cili si pasojë e goditjeve të marra ka ndërruar jetë.

Ngjarja është rreth orës 11:45 të kësaj të hënë në një pikë interneti në lagjen “Hajro Çakërri” të qytetit bregdetar.

Menjëherë pas ngjarjes policia identifikoi autorin e dyshuar të kësaj ngjarje, Rei Meta, i cili u largua nga vendngjarja për t’u arrestuar vetëm pak orë më vonë.

Burime pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se 55-vjeçari, Memshani pas grushteve të marra nga autori, ka rënë me kokë, goditje e cila mendohet të ketë qenë fatale duke e lënë të vdekur në vend.

Paraprakisht dyshimet e policisë janë se ngjarja të ketë ndodhur për shkak të konflikteve që viktima dhe autori kishin mes tyre për borxhe.