Një avion i kompanisë ajrore zvicerane “Helvetik Airlines” do të ulet ditën e nesërme në Aeroportin Ndërkombëtar të Kukësit “Zajed, Flatrat e Veriut” duke shënuar kështu nisjen e fluturimeve tregtare nga ky aeroport.
Avioni do të niset nga Zyrihu dhe fluturimi i kthimit do të kryhet po të premten pas 1 ore e gjysmë që kërkon përgatitja.
Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit ka një pistë prej 2.2 kilometrash dhe është projektuar të mbajë 3 aeroplanë njëkohësisht.
Sipas faqes zyrtare nisja nga Kukësi kushton nga 69 franga zvicerane ndërsa kthimi 99 franga.