Pamje të jashtëzakonshme janë filmuar nga përleshja mes një tigri dhe këlyshit të saj.
Beteja dramatike është fotografuar në Parkun Kombëtar Ranthambore, në Indi.
Tigri Noor (femër) dhe këlyshi i saj Sulatana (po femër) janë përleshur me njëra-tjetrën për rreth 20 sekonda, të cilat fotografi Parag Bhatt nuk mund t’i humbiste për asnjë arsye.
Ai beson se lufta ka nisur për zotërimin e territorit, ndërsa thotë se nuk do të harrojë asnjëherë atë që ka parë në këtë betejë brenda familjes.