10 thënie nga Paulo Coelho.
- “Dhe kur dëshiron diçka, gjithë universi bashkëpunon për të ndihmuar që ta arrish atë gjë”.
- “Një ditë do të zgjohesh dhe nuk do të kesh më kohë për të bërë gjërat që përherë ke dashur të bësh. Bëji ato tani”.
- “Ji guximtar. Ndërmerr rreziqe. Asgjë nuk mund ta zëvendësojë eksperiencën”.
- “Nëse do të jesh i suksesshëm, duhet të respektosh një rregull. Mos e gënje asnjëherë veten tënde”.
- “Procesi i të zbuluarit se kush jemi, do të na nxisë ta pranojmë se ne mund të shkojmë përtej asaj që mendojmë se mund të shkojmë”.
- “Sekreti i jetës është të rrëzohemi shtatë herë dhe të ngrihemi tetë herë”.
- “Mos e shpenzo kohën tënde me shpjegime. Njerëzit do të dëgjojnë vetëm ato që duan të dëgjojnë”.
- “Në një moment të caktuar të jetës sonë, ne e humbasim kontrollin mbi ato që po na ndodhin dhe jetët tona fillojnë të kontrollohen nga fati. Kjo është gënjeshtra më e madhe në botë”.
- “Ka vetëm një gjë që e bën një ëndërr të pamundur për t’u arritur: frika ndaj dështimit”.
- “Ti nuk je i humbur, kur dështon. Ti je i humbur, kur heq dorë”.