Një djathë australian i quajtur “Nègre” do të riemërtohet “Hurra” pas një lufte të hidhur prej dy dekadash nga një aktivist vendas, i cili dëshironte të ndryshonte këtë emër racist.
Prodhuesi australian i djathit ”Saputo” njoftoi sot se produktet e riemërtuara do të jenë në dispozicion në raftet e supermarketeve duke filluar nga korriku.
Ky ndryshim i emrit është rezultat i një fushate 20-vjeçare të udhëhequr nga një shkrimtar autokton, Stephen Hagan, i cili bën fushatë kundër racizmit.
Emri origjinal (“Coon”) i referohej një punonjësi, i cili punonte për një fabrikë amerikane djathi por gjithashtu u konsiderua fyese për njerëzit me origjinë afrikane.
Hagan, i cili bëri peticion për ish-pronarët e kompanisë, deri më tani nuk kishte arritur të bindte drejtuesit e tij për të bërë ndryshimin.
Saputo theksoi se kishte vendosur ta riemërtonte produktin e tijpas rishikimit të kujdesshëm që synonte sjelljen e markës në përputhje me konsumatorët, duke marrë parasysh “mendimet dhe perspektivat aktuale”.
“Të trajtosh njerëzim me respekt dhe pa diskriminim është një prej parimeve tona bazë dhe është e domosdoshme që të vazhdojmë t’i respektojmë në çdo gjë që ne bëjmë”, konfirmoi në një komunikatë drejtuesi i ”Saputo”-s, Lino Saputo.
Një numër i madh markash në mbarë planetin kanë ndryshuar emrat e tyre gjatë muajve të fundit në kontekstin e lëvizjeve antiraciste.