Një studim i ri ka dalë në përfundimin se personat që e kanë kaluar Covid-19, kanë dy herë më shumë mundësi që të kenë efekte anësore nga vaksina.
“Një e treta (33%) e atyre që e kanë kaluar koronavirusin kanë pasur të paktën një efekt anësor 7 ditë pas marrjes së vaksinës, në krahasim me 19% të atyre që më parë nuk ishin infektuar”, thuhet në studim.
Bëhet fjalë për simptoma të lehta, ku përfshihet edhe dhimbja në zonën e injektimit.
Ekspertët thonë se efektet anësore më të zakonshme janë lodhja (9%), dhembja e kokës dhe ethe
“Shumica e efekteve anësore u vunë re dy ditë pas vaksinimit”, shton studimi.