Kuriozitete Një filantrop francez iu lë 50 maceve të muzeut rus një pjesë...

Një filantrop francez iu lë 50 maceve të muzeut rus një pjesë të pasurisë

Një filantrop francez iu ka lënë trashëgimi një pjesë të parave të tij, një tufë macesh që jetojnë në bodrumin e Muzeut Shtetëror të Hermitazhit në Rusi.

Rreth 50 mace jetojnë në muzeun e famshëm të Shën Petersburgit, ku gjenden plot 3 milionë vepra arti.

Ky vend ka qenë shtëpia e maceve që nga koha e Perandoreshë Elizabeth, e cila mbretëroi nga vitet 1741 në 1761, ndërsa sot për to kujdesen vullnetarët dhe personeli i muzeut.

Drejtori i përgjithshëm i muzeut, Mikhail Piotrovsky, tha në një konferencë shtypi në fillim të këtij muaji se filantropi francez që nuk ka dashur të identifikohet u mor aq shumë me kafshët sa iu la atyre një “shumë të vogël” nga testament i tij.

“Miku ynë francez bëri një gjë shumë të mirë. Kjo është diçka e shkëlqyer si për macet ashtu edhe për bamirësinë.” tha ai.

Fondet ka të ngjarë të përdoren për të riparuar bodrumet e muzeut, ku jetojnë macet, tha Piotrovsky.