Bashkëshortët Jack dhe Harriet Morrison ndërruan jetë në të njëjtën ditë pasi kaluan gjashtë dekada e gjysmë në një martesë harmonike.
Çifti i kaloi ditët e fundit në një shtëpi të moshuarish në St. Louis, dhe mediat lokale raportuan se ata kanë kaluan momentet e fundit në shtretër binjakësh duke u mbajtur për duarsh.
I pari që vdiq ishte Jack 86-vjeçar, dhe disa orë më vonë ndërroi jetë Harriet, tre vjet më e re.
“Jam e trishtuar, por e di se ata pushojnë në paqe dhe janë përsëri bashkë. Ishte një histori e vërtetë dashurie për librat”, tha e bija.
Ajo shtoi se Jack dhe Harriet u takuan në vitin 1955, pastaj u martuan shpejt dhe kaluan pjesën tjetër të jetës së tyre në harmoni të plotë.
Jack ishte shoferi autobusi kur u njoh me Harriet në një udhëtim, dhe ata e kaluan jetën duke udhëtuar në botë.
“Është e pakonceptueshme që ju të shihnit Jack pa Harriet pranë tij”, tha miku i tyre i familjes, Wayne Price.