Drejtuesi i një kompanie ndërtimi në republikën ruse të Ingushetisë ndau një histori tejet interesante. Kohët e fundit ai gjeti një çantë me mjete ndërtimi në oborrin e tij dhe një mesazh ku i kërkohej falje nga një person i cili ia kishte vjedhur ato 10 vjet më parë.
“Ai shkruante se kishte punuar në firmën time 10 vjet më parë, e kësisoj kishte vjedhur veglat e punës nga unë. Por kjo në një kohë kur ai nuk jetonte si besimtar”, shpjegoi drejtori nga Ingushetia.
Ndërkohë pra, ai është bërë besimtar, e kohët e fundit është sëmurë rëndë dhe tani ka frikë se mund të vdesë para se t’u kthejë hakun atyre që jua ka marrë atë.
“Nëse mundeni, më falni. Unë po ju dërgoj gjithçka që ruajta nga veglat e vjedhura. Më falni për hir të Allahut, për hir të prindërve të mi të cilët janë larguar nga kjo botë, më fal për nder të Ramazanit të shenjtë!”, ka shkruar i penduari.
“Për hir të All-llahut të Madhëruar, ju fal. Dhe lus Zotin të shërohesh!”, ishte përgjigja e ish-pronarit të tij.